Duke nisur nga eksperienca e sukseshme e vitit te shkuar , edhe kete sezon turistik bregdeti i Velipojes do monitorohet nga rojet bregdatare.

Drejtori i Turizmit ne Bashkine Shkoder Gentian Mema thote se jane 5 te rinj te cilet jane kontraktuar nga njesia administrative velipoje. Vetem pak dite me pare nje pushuese u mbyt ne plazhin e shengjinit cka tregon lidhur me domosdoshmerine e rojeve bregdetare per te evituar fatkeqesi te tilla.

Ndërkaq, piketat e kufizimit te hyrjes dhe daljes të mjeteve lundruese ne det janë problemi i radhës i pazgjidhur, pasi shpesh herë mjetet lundruese u afrohen vendeve ku ndodhen  pushuesit.Kullat e vrojtimit , rojet bregdetare dhe piketat kufizuese sipas ligjit, janë detyrim që duhet përmbushur nga Bashkia e Shkodres.

Artikulli paraprakKOMISIONERËT E QV, SËRISH VONESA
Artikulli tjetërTREGJET E BAGËTIVE, JASHTË STANDARTEVE