Futbollisti Kristiano Ronaldo përpara kalimit tek Juventus shijoi disa ditë pushime në ishujt e Greqisë së bashku me familjen e tij.

Portugezi ndodhej në rajonin e Peloponezit në resortin “Kosta Navarino”, ndërsa duket se ka mbetur mjaft i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar duke lënë një bakshish të ‘cmendur’ për stafin e resortit grek.

Sipas ‘The Sun’ lojtari i ri i Juventusit ka lënë në fund një “çek” me vlerën rreth 20 mijë euro dhe ka kërkuar që shuma t’u ndahet të gjithë punonjësve në mënyrë të barabartë.

Artikulli paraprakPOLICIA KUFITARE SHPËRNDAN FLETËPALOSJE PËR TURISTËT NË RINAS: SI MUND TË KËRKOJNË NDIHMË
Artikulli tjetërS’KANË TË NDALUR LËKUNDJET E TOKËS NË SHQIPËRI, JA TËRMETI I FUNDIT QË U REGJISTRUA MBRËMË