Merr fund historia. Gjyqi i famshëm i Kathryn Mayorga ka përfunduar. Gjyqtarja federale Jennifer Dorsey ka mbyllur çështjen, duke vërtetuar se pretendimet e Kathryn Mayorga se mund të jetë përdhunuar nga Ronaldo, rezultojnë jo të vërteta.

Arsyetimi është i thjeshtë. Avokati i Mayorga, Leslie Stovall bëri diçka që nuk duhej të bënte, duke zbuluar informacione shumë koefidenciale dhe i gjithë gjyqi është bazuar në disa dokumente të sendeve të vjedhura.

Kjo çështje lindi në vitin 2009 dhe përfundoi në gjykata të ndryshme, por gjithmonë duke marrë të njëjtën përgjigje. Tani pala e akuzuesve nuk ka më asnjë mundësi për t’a çuar dosjen në një shkallë tjetër.

Artikulli paraprakGJENDET I VDEKUR NË MOSHËN 19-VJEÇARE YLLI I TIKTOK-UT
Artikulli tjetërMAKINA E 27-VJEÇARIT U HODH NË ERË ME TRITOL, JA PISTA QË PO HETON POLICIA PËR ATENTATIN