Pavllo Mihali, babai i Marvinit që u vra pabesisht me thikë nuk gjen më qetësi. Kampion atletike në kohën e tij, por sot shpirti i është vrarë, lotët i janë tharë, zëri i është terur dhe…nuk do të jetojë mes vorbullës e thashethemnajës që po ngrihet mbi djalin e tij të vetëm që nuk e ka më.

“Humba dritën e vetme të syve. Unë dhe bashkëshortja nuk kemi çfarë të bëjmë më. Por një tjetër hall më mundon”, thotë Pavllo me zërin që i dridhet në telefonin e newsbomb.al.

Eshtë i shqetësuar që të birin nuk po e lënë të qetë edhe aty ku ka shkuar tani.

“Janë mediat, janë persona e njerëz dashakeqës, por që gjejnë vend në portale të ndryshme që nuk më lenë të qetë në hallin e madh që më ra… Duan që Marvin ta fusin te grupi që shiti celularin apo karikuesin, që kishte e s’kishte lidhje me këta njerëz. Unë di ta them me gojën plotë, Marvi im nuk kishte lidhje me ata persona, as me personat që na bënë gjëmën…Nuk kishte lidhje as me celularin apo karikuesin, as nuk kishte shitur, dhe as nuk kishte blerë gjë… Nuk dinte asgjë se ç’do të ndodhte.

Një shok i tij, Armendi, e mori me vete se do të shkonin diku sa të mbaronin një punë dhe do vazhdonin bashkë…dhe aty ndodhi tragjedia” thotë në linjë telefonike l, babai i Marvit, me zë të dridhur nga lotët. “Unë nuk di ç’të them e çfarë të bëj. Jam të ha tritol tani…Çfarë kuptimi ka. Ai ishte djali ynë i vetëm. Një student i përkushtuar. Do fillonte masterin tani.

Edhe Arben Malaj që na erdhi për vizitë në shtëpi na tha sesi kishte mundësi të kishte ndodhur një gjë e tillë: pse Marvin, ishte një student i jashtëzakonshëm” thotë mes lotësh Pavllo Mihali, babai i Marvinit.

Artikulli paraprakHARADINAJ KAFE ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA NË DHËRMI
Artikulli tjetërAVIONI ME 161 PERSONA NË BORD SHPËRTHEN NË FLAKË