Një pallat pesë katësh rrezikon shembjen në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër. Shkak është bërë një gërmim në pjesën jugore të pallatit për ndërtimin e një objekti dy katësh.

Rreth 15 familje që kanë lënë pallatin nga frika e shembjes së tij. Ndërkohë, gërmimet në pjesën jugore të pallatit vijojnë dhe reshjet e ditëve të fundit kanë përkeqësuar situatën.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake të cilët kanë marrë në pyetje administratorin e objektit në ndërtim, punimet për të cilin kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dherave të cilit rrezikojnë shembjen e pallatit pesë katësh.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET RRJETI I PROSTITUCIONIT, U DENONCUAN NË FRANCË NGA NJË 18-VJEÇARE SHQIPTARE
Artikulli tjetërGJYKATA E TIRANËS, MBI 600 DOSJE TË MBARTURA NGA VITI 2017