Rreziku nga aksidentet po bëhet gjithnjë dhe më evident pranë zonave ku kalon hekurudha. Jo vetëm mbikalimet e paligjshme, por dhe ato të ligjshme, për shkak të mungesës së sinjalistikës po kthehen në një preçedent tepër të rrezikshëm.

Pergjate linjes hekurudhore Shkoder-Lezhe, mbikalimet e hapura vijojne te jene nje rrezik serioz per jeten e kalimtareve.

Gjate nates mungon edhe ndriçimi prane mbikalimeve mbi hekurudhe, gje e cila e shton tej mase rrezikun nga perplasja me trenin.

Pergjate linjes hekurudhore Shkoder-Lezhe, ka me shume se 104 mbikalime te cilat jane te hapura dhe burim aksidentesh per kalimtaret.

Nuk kanë munguar ndër vite rastet e aksidenteve më pasoja në jetë njerëzish gjatë përpjekjeve për të kaluar mbi këto mbikalime të paligjshme.

Ne 25 vitet e fundit, në të dy anët e hekurudhave dhe fare pranë traseve janë bërë ndërtime të shumta, ndërkohë që mungon një studim i mirëfilltë për këtë situatë dhe se si mund të parandalohen tragjeditë.

Prej vitesh, hekurudha shqiptare jo vetëm është lënë pas dore nga shteti, por ka qenë dhe objekt i vjedhjeve apo grabitjeve të ndryshme.

Rasti më I fundit ishte një ditë më parë kur treni i linjës Shkodër-Vorë u përplas me një furgon mallrash duke lënë të plagosur dy persona

 

Artikulli paraprakPROÇEDIMI PENAL, REAGON PD LEZHË
Artikulli tjetër“VELIPOJA, JO PËRGJËGJESI E ALUIZNIT E HIPOTEKËS”