“Zona turistike e Velipojës nuk është në kompetencën e Aluzinit dhe Hipotekës në Shkodër”.

Kështu shprehet drejtori i hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, i cili gjithashtu shton se përgjegjësia është e Tiranës. Leka gjithashtu bën me dije se procesi i legalizimeve ka vijuar normalisht dhe deri më tani kanë kaluar në legalizim rreth 89 e kërkesave.

Ndërsa bashkëpunimi vazhdon të jetë i frytshëm dhe pas asnjë problematikë.

Në javët e fundit ka patur bashkëpunime mes zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe Aluiznit, përderisa edhe ankesat nga vetë qytetarët kanë qenë jo të vogla.

Në jo pak raste nuk kanë munguar pakënaqësitë, megjithatë drejtori i Hipotekës së Shkodrës shprehet optimist me punën e bërë, sidomos përgjatë dy muajve të fundit.

 

Artikulli paraprakRREZIKU NGA MBIKALIMET NË HEKURUDHË
Artikulli tjetërMERKATA E RUSIT, BASHKËPUNIM OSHEE – BASHKI