Rreziku për mandatin, Tahiri: Më lejoni të korrigjoj formularin

 

Pas kërkesës së prokurorisë për ndërprerjen e mandatit të tij, deputeti i PD, Dashamir Tahiri i ka kërkuar KQZ që të korrigjojë formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Dashamir Tahiri deklaron në datë 14 nëntor 2016 jam thirrur në prokurori, e cila më ka vënë në dijeni të një kërkesë të Interpolit, sipas të cilës unë jam dënuar në mungesë dhe pa dijeninë time të plotë nga gjykata e Ravenës në Itali për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Kërkoj që ky fakt, i rënë dijeni të këtij fakti kam rënë rastësisht ti bashkangjitet formularit të vetëdeklarimit. Ndërsa, sapo të jem njohur me vendimin e gjykatës, përfaqësuesit e mi ligjorë do të marrin të gjitha inciativat për shfuqizimin e tij’ deklaron Tahiri. Ndërsa avokati i deputetit, Dashamir Tahiri, Fatmir Braka deklaroi sot në KQZ se Prokuroria nuk ka bërë hetim të thelluar dhe se dënimi me 9 muaj burg për klientin e tij për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar në Itali është falur. “Klienti im u dënua 9 muaj burg dhe 300 euro gjobë në mungesë, por sipas ligjit italian vendimi u konsiderua i falur dhe rezulton se i akuzuari nuk ka vuajtur burgim, vendimi është i formës së prerë, pasi nuk është ankimuar”tha Fatmir Braka. Kërkesa e prokurorisë për Dashamir Tahirin Në mënyrë të përmbledhur, Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar të dhënat, se Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet” rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna: – Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave; – Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar. – Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia; – Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa, lidhur me procedimin për “fallsifikim parash”, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para fallse.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, PRITEN LARGIME TË TJERA LOJTARËSH
Artikulli tjetërDEKRIMINALIZIMI, MANJANI: KEMI ENDE PERSONA QË KANË KRYER NJË KRIM