Yll Hoxha dhe Ivor Ëeitzer mund të pasohen edhe me largime të tjera nga skuadra e Vllaznisë.

Në merkaton e janarit mund të ketë edhe futbollistë të tjerë që mund t’i japin lamtumirën skuadrës shkodrane. Burime pranë ekipit bëjnë me dije se në fokus fillimisht është mbrojtësi Ditmar Bicaj. Shtatlarti është ndër lojtarët më të shtrenjtë që erdhi në merkato tek Vllaznia dhe tashmë pas një gjysëm sezoni mund të zgjidh kontratën me klubin shkodran. Nga sa bëhet e ditur Bicaj ka një ofertë nga një ekip i huaj por ende nuk bëhet i ditur emri i kësaj skuadre që kërkon shërbimet e mbrojtësit të Vllaznisë. Më tej burime pranë Partizanit janë shprehur se ka një interes për Ardit Krymin, një prej lojtarëve më të mirë në ekip që ka rënë në sy me paraqitjet e tuj në shumë ndeshje për shpirtin e garës dhe saktësinë në lojë. Partizani ka një interesim edhe për sulmuesin Erald Çinari. Edhe më përpara kryeqytetasit kanë pëlqyer sulmuesin shkodran por pa arritur që ta kenë në gjirin e tyre, dëshira vijon që të jetë e njëjtë për të. Një tjetër largim nga kuqeblutë mund të jetë ai i sulmuesit Brunild Pepa. Stafi teknik ka pritur më shumë nga ana e tij në lojën sulmuese dhe po shihet mundësia për të zgjidhur kontratën me marrëveshje ashtu siç ndodhi me kroatin Ëeitzer. Ktërshja shkodran Edon Hasani, Erjon Vucaj, Gilman Lika dhe Ansi Nika mbeten të preferuar për Vllazninë por ardhja e tyre në Shkodër momentalisht është e vështirë për shkak të kontratave që kanë me ekipet e tjera. I vetmi që është më pranë është Ansi Nika duke qenë mund të largohet nga Tirana.

Artikulli paraprakDJEGIA E MBETURINAVE, “EFEKTE KANCEROGJENE”
Artikulli tjetërRREZIKU PËR MANDATIN, TAHIRI: MË LEJONI TË KORRIGJOJ FORMULARIN