ZBULIMI U BË NGA HETUESIT FRANCEZË PAS RIKUPERIMIT TË KUTISË SË ZEZË. Piloti i dytë ka përplasur me dashje avionin e kompanisë Germanëings në alpet franceze, duke u bërë kështu përgjegjës për vdekjen e 150 personave në bord.

28-vjeçari Andreas Gynter Lubitc, (ne foto) ka mbyllur kabinën duke lënë jashtë pilotin e parë, dhe më pas ka drejtuar avionin Airbus 320 drejt shpatit të malit. Zbulimi u bë nga hetuesit francezë pas rikuperimit të kutisë së zezë. Nga regjistrimet zanore, piloti i parë, i emëruar Patrik, dëgjohet të bërtasë dhe të godasë me forcë derën duke i kërkuar ndihmësit të tij të futet në kabinë, pa marrë asnjë përgjigje. Ai i kishte lënë komandën Lubitc për pak minuta për të shkaur në tualet. Në raste urgjencash, pilotët e kanë një kod të veçantë për të hapur derën e kabinës, kod ky që mund të çaktivizohet vetëm manualisht nga brenda. Mbyllja e kabinës me kod sigurie është vendosur në avionët e të gjitha linjave pas sulmeve të 11 shtatorit dhe rrëzimit të kullave binjake në Nju Jork.

Artikulli paraprakNË KOMUNËN RRETHINA, ASNJË INVESTIM PËR QËNDRAT SHËNDETËSORE
Artikulli tjetërTURQI SHPËRTHEN BOMBA, NJË I VDEKUR TRE TË PLAGOSUR