Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi maxhoranca rrëzoi ditën e sotme rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se është ‘lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në Twitter:

Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19 NË VEND/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORË, 45 TË INFEKTUAR
Artikulli tjetërFINLANDA DREJT ANËTARËSIMIT NË NATO MES KËRCËNIMEVE TË RUSISË