Udhëheqësit e Finlandës kanë mbështetur aplikimin për t’u bërë pjesë e NATO-s ndërkohë që edhe Suedia mund të bëjë të njëjtën gjë brenda disa ditësh, dy muaj e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, veprim ky që përçoi mesazhe frike tek fqinjët e Moskës.

Pas qëndrimit të Finlandës, Kremlini reagoi duke paralajmëruar se do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrëse “ushtarako-teknike”.

Ndërkohë, në terren, forcat ruse goditën zonat në lindje të Ukrainës, duke përfshirë pjesën e fundit të rezistencës në Mariupol, si pjesë e ofensivës për të marrë rajonin jetik industrial të Donbasit, derisa Ukraina rimori disa qytete dhe fshatra në verilindje të vendit./REL

Artikulli paraprakRRËZIMI I REZOLUTËS PËR SREBRENICËN, REAGON RAMA: ATA QË HIDHEN PËRPJETË PËR GJOJA DËSHTIMIN, SI FILLIM DUHET TË…
Artikulli tjetërPROJEKT-REZOLUTA PËR SREBRENICËN/ PRESIDENTI META: TEJET ZHGËNJYES VOTIMI KUNDËR I MAZHORANCËS, I KEQARDHUR QË…