Të paktën 14 persona kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Azerbajxhan.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të ushtrisë, të cilët kanë sqaruar se helikopteri ishte duke kryer stërvitje në momentin që u rrëzua.

Mediat vendase raportojnë edhe për persona të lënduar, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të mjetit fluturues.

“Sot, rreth orës 10:40 (GMT), një helikopter ushtarak i Shërbimit Kufitar Shtetëror u rrëzua gjatë fluturimeve stërvitore në rajonin Khizi”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ushtria.

Artikulli paraprakFJETI PËR 9 VITE ME RADHË, HISTORIA E PAZAKONTË E SËMUNDJES SË PANJOHUR QË TRONDITI BOTËN
Artikulli tjetërNGA INTEGRIMI NË BE, KORRUPSIONI DHE DEBATET BRENDA PD, ZBARDHET TAKIMI I AMBASADORIT GJERMAN ME BASHËN