
Lezha vijon të tërheqë interesin e blerësve dhe investitorëve në tregun e pasurive të paluajtshme. Në dy vitet e fundit, çmimet e apartamenteve janë rritur mesatarisht me rreth 10%, ndërsa në zonat bregdetare rritja ka qenë edhe më e ndjeshme.Shëngjini kryeson këtë tendencë, me një rritje që në disa zona si Rana e Hedhun qe arrin deri në 20%. Por kërkesa nuk është përqendruar vetëm te Shengjini. Edhe Lezha, apo bregdeti i Kunes dhe Tales po shohin interes në rritje, si për banim, ashtu edhe për investime.
Kjo lëvizje lidhet me disa faktorë. Përmirësimi i cilësisë së ndërtimeve dhe investimet dhe në infrastrukturë duke rritur vlerën e pronave, ndërsa turizmi ka sjellë një tjetër kategori blerësish, veçanërisht të huaj.Edhe zgjatja e sezonit turistik po ndikon në mënyrën se si shihet prona në bregdet. Apartamenti nuk konsiderohet më vetëm si një banesë për muajt e verës, por edhe si një mundësi për të gjeneruar të ardhura përmes qiradhënies.
Çmimet e apartamenteve në Lezhë variojnë nga 900 deri në 1000 euro për metër katror, ndërsa në zonat bregdetare janë më të larta. Në Kune arrijnë deri në 1600 euro, në qendër të Shëngjinit deri në 1800 euro, ndërsa në Rana e Hedhun deri në 2700 euro për metër katror. Edhe në Talë, çmimet kanë shënuar rritje, duke arritur në 1200–1700 euro metri katror.
https://youtu.be/FkkqpX2tPT8


