Pas rënies së fortë që importet e kafesë shënuan në fillim të këtij viti (në muajin janar 2023, importet ranë 30% krahasuar me vjet), sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për 5-mujorin, importet janë rritur 16%.

Qeveria heq taksën e qumështit pluhur për produktet që importohen, por ka një kusht
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve më herët theksoi se rënia e importeve në fillim të këtij viti u ndikua nga magazinimet e operatorëve gjatë dhjetorit 2022, për shkak të trendit të rritjes së çmimeve dhe rënies së konsumit nga tkurrja e fuqisë blerëse nga rritja e përgjithshme e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore.

Edhe për këtë 5-mujor, shtimi i importeve të kafesë, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, është ndikuar nga magazinimi i stokut të operatorëve për të mos pasur vonesa apo mungesa të produktit gjatë muajit gusht, që përkon me sezon pushimesh në Itali nga ku importohet më së shumti kafja.

Artikulli paraprakSTUDIM I UNIVERSITETIT TË NJU YORK-UT: INTELIGJENCA ARTIFICIALE MUND TË LEHTËSOJË SULMET NDAJ GAZETARËVE
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 29 QERSHOR 2023