Rritet numri i viktimave si pasojë e gripit në Evropë

Më shumë se 20-të persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e gripit në kontinentin e vjetër, i cili është pushtuar prej ditësh nga temperaturat e ulëta. Dhjetë persona humbën jetën në Poloni këtë të dielë, kurse trupat e pajetë të tre emigrantëve nga Iraku dhe Somalia u gjendën në kufirin midis Turqisë dhe Bullgarisë. Viktima janë shënuar edhe në Itali, Republikën Çeke dhe Ukrainë. Temperaturat më të ulëta në rajon kanë qenë në Rusi ku termometri ka shënuar minus 40-të gradë Celcius.

Artikulli paraprakMASHTROI ME PREMTIMET ELEKTORALE, ISH-KRYEMINISTRI SOCIALIST PAPANDREU ÇOHET NË GJYQ
Artikulli tjetërDHJETORI RRITI ÇMIMET E USHQIMEVE DHE PIJEVE