Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar sot bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, të cilin e ka nisur me çmimin e naftës, që nga vendimi i fundit i Bordit të Transparencës, është rritur në 2.48 lekë/litri.

Berisha deklaroi se një çmim i tillë nuk ekziston askund në Evropë dhe botë, ndërsa ju bëri thirrje anëtarëve të Bordit të Transparencës që të japin dorëheqjen menjëherë.

“Mjafton t’iu rikujtoj këtu se çmimi i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 1.85 lekë, këtu 2.48, pra 250 lekë në Shqipëri. Cmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Evropë dhe botë, përvecse në xhisikun e Edi Ramës, që shpiku këtë mekanizëm, duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjet për të plaçkitur qytetarët e vet.

Të dhënat e politikave që ndoqi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante. Ju keni lexuar se këto ditë organet më prestigjioze të kujdesit për fëmijë kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohen për ushqimin e tyre të përditshëm. Shqipëria nuk mund të ketë dhe asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde të cilat të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë. Aty vetëm paguajnë.

Çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vetë. Menjëherë kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. U bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë të mos shndërrohen vegël antikushtetuese e një qeverie, e cila është shndërruar e njohur si organizatë kriminale.

Artikulli paraprakATENTATI NË SHKODËR, REAGON ALIBEAJ: SHQIPTARËT GJITHNJË E MË TË PAMBROJTUR NGA SHTETI E QEVERIA
Artikulli tjetërSHKODËR, OBORRET GJALLËROHEN ME FILMAT E “EKRANI I ARTIT”