
Rritja e kapaciteteve të pushtetit vendor në vlerësimin dhe menaxhimin e rriskut nga fatkeqësitë, shihet si domosdoshmeri për tju përgjigjur në kohë dhe sa më mire situatave që mund të krijohen. Në këtë kuader Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, zhvilloi një takim me strukturat lokale të tre bashkive të Qarkut të Lezhës, të cilët u njohen me koncepten dhe eksperiencat në lidhje me Mbrojtjen Civile.
Përgjegjësi i Sektorit të Mbrojtjes Civile në Prefekturen e Qarkut Lezhë Nikoll Tushi, thotë se trajnime të tilla janë mjaft të domosdoshme për strukturat vendore.
Takime të tilla të financuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, do të zhvillohet në të gjitha qarqet e vendit.