
Kjo është gjendja e rrugës dytësore që lidh fshatin Rraboshtë me superstraden Lezhë-Shkodër.Segmenti me gjatësi rreth 4 km ka pësuar dëmtime të shumta, duke u kthyer ne shqetësim për drejtuesit e automjeteve. Asfalti është çarë në disa vende, e për rrjedhoje janë krijuar gropa të shumta që në kohë me shi mbulohen nga uji.
Kjo problematike vijon prej shumë kohesh, pasi në këtë rrugë e cila është ndërtuar rreth 1 dekadë më parë ka munguar edhe mirëmbajtja. Shqetësim është edhe ura mbi Lumin Drin pjesë e kësaj rruge, në të cilen kalojnë çdo ditë dhe nxënësit e shkolles.Mungesa e trotuarit dhe elementeve të sigurisë është kthyer në rrezik serioz për jeten e kalimtareve.
Ky segment rrugor është në varesi të Bashkisë Lezhë dhe pritet të investohet menjëherë pas ndërtimit të Ujësjellësit të ri Mërqi-Rraboshtë, projekt i cili pritet të nisë brenda këtij viti.