Edhe pse flitet për investime në rrjetin elektrik në disa zona të bashkisë Shkodër, ende nuk ka patur një investim të mirëfilltë në njësinë administrative Dajç ku qindra familje vuajnë nga problemet e furnizimit me energji elektrike. Një nga banorët e fshatit Dajç tregon se edhe sot përdor inverter për të përdorur paisje të ndryshme elektrike, pasi furnizimi me 120 volt është I pamjaftueshëm.

Ai kërkon që institucionet të ndërhyjnë sa më parë rrjetin elektrik të kësaj zone.Përgjatë këtij viti OSHEE ka pranuar se do të bëjë disa investime në fshatrat që kanë problemet më të mëdha me rrjetin elektrik, ndërkohë pritet që kohatë tregojë nëse kërkesat dhe problemet e këtyre banorëve do të gjejnë zgjidhje pas më shumë se 60 vitesh.

Artikulli paraprak“NUK KAM SHKELUR AUTORITETIN E FA-VE”, MEDIU PAS DËSHMISË SË YLLI PINARIT: I VETMI AKT SHQETËSUES PËR “GËRDECIN” ISHTE…
Artikulli tjetër4 FAMILJE NË QIELL TË HAPUR BËJNË APEL PËR NDIHMË