Zjarrfikësit e Gramshit dje i kanë shpëtuar jetën një shoferi që ishte bllokuar në automjet pas një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ndodhi pasdite në fshatin Bregas. Një Fuoristradë me targë SK 145 BA i drejtuar nga shtetasi Riza Pëllumbi, ka devijuar nga rruga dhe është rrokullisur në anë të saj. Si pasojë e përplasjes mjeti ka pësuar dëmtime dhe ka bllokuar brenda tij shoferin.

Me gjithë ndihmën e dhënë nga banorë të zonës ka qenë e pamundur që ai të nxirret nga mjeti. Për rastin janë njoftuar zjarrfikësit e Gramshit të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit.

Burimi nga vendngjarja bënë me dije për Infoelbasani.al se ka qenë shefi i këtij reparti Ilir Llapushi që ka udhëhequr ndërhyrjen duke bërë të mundur që shoferi të dalë i gjallë prej andej.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje nga, shoferi është dërguar për në spitalin e Gramshit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka kryer veprimet proceduriale

Artikulli paraprakNDALOHET NJË ITALIAN, JEPTE NDIHMË NË SHITJEN E DROGËS
Artikulli tjetërARRESTOHET ZYRTARI I BURGUT NË ITALI, NDIHMOI SHQIPTARIN TË FUSTE CELULARË, KOKAINË DHE HASHASH NË QELI