
Infrastruktura e rënduar vijon të mbetet një makth për banorët e fshatit Trush. Rruga “Pervizi” në këtë zonë është tërësisht e lënë pas dore, ku mungesa e asfaltit dhe kanaleve anësore vështirëson jetesën e komunitetit.
Banorët shprehen se ky segment prej rreth 300 metrash, në mungesë të ndërhyrjes, kthehet në zone përmbytjesh gjatë stinës së reshjeve. Përballë harresës institucionale, ata thonë se janë detyruar që pastrimin e kanaleve ta bëjnë vetë, me iniciativa personale dhe mjete rrethanore.
Në këtë lagje banojnë rreth 10 familje. Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje emergjente, me qëllim rikonstruksionin e plotë të këtij segmenti përpara nisjes së stinës së shirave.






