Mungesa e inevstimeve në rrugën Et’hem Kazazi në qytetin e Shkodrës disa herë është bërë pengesë për banorët e zonës të cilët kanë patur nevojë për transportimin me ambulancë drejt spitali rajonal të Shkodrës. Sipas banorëve për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet rruga, automjetet e kanë të vështirë të kalojnë e aq më tepër kur bëhet fjala për ambulancën dhe shëndetin e tyre.

Ndërkohë, mungesa e investimeve në këtë rrugë pasohet edhe nga mungesa e aksioneve të pastrimit në kanalin kullues. Banorët bëjnë të ditur se gjatë verës kryesisht janë kërcënuar nga gjarpërinjtë të cilët janë futur në shtëpitë e tyre.

Mungesa e investimeve në rrugën Et’hem Kazazi është një problematikë e trajtuar shpesh në media, ku banorët kanë apeluar për më shumë investime në infrastrukturën rrugore.

Pavarësisht se u kërkohet të paguajnë taksat në çdo zyrë të shtetit, ato vetë nuk do të marrin të vetmin shërbim që kërkojnë nga shteti, atë të asfaktimit të rrugës dhe krijimit të kushteve normale për qarkullim.

Artikulli paraprak“DËRGUT”, LAGJJA KU PO MERR FORMË NJË LANDFILL
Artikulli tjetërMIRUSH KABASHI: TA NDRYSHOJMË KËTË POLITIKË 30 VJEÇARE