Dhjetëra banorë të lagjes “Fermentim” çdo ditë hasin vështirësi gjatë qarkullimit në rrugën e amortizuar. Në më shumë se 20 vite, asnjë investim nuk është bërë në urbanizimin e zonës duke I lënë banorët të përballen me gropat e ujit gjatë dimrit apo me pluhurin e rrugës gjatë verës. Janë vetë vetë banorët ato të cilët flasin për vështirësitë e lëvizjes në këmbë në këtë rrugë.

Sipas banorëve, institucionet përgjegjëse janë në dijeni të amortizimit të rrugës, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për problemin.

Kjo nuk është hera e parë që banorët bëjnë publike thirrjet për ndërtimin e rrugës me të gjitha standartet, ndërkohë që kanë shpresë se n jë ditë kjo kërkesë e tyre do të ploëtsohet.

Artikulli paraprak107 VJETORI, ZV/DREJTORI META: SHKODRA MË E SIGURTË
Artikulli tjetërLEZHË, 7 PALLATE TË DËMTUARA NGA TËRMETI NËN HETIM