Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar ecurinë e punimeve në lotin e parë të Rrugës së Plazhit në Velipojë, së bashku me përfaqësuesit e firmës zbatuese. Gjatë vizitës, Beci ka takuar edhe përfaqësues të bizneseve të zonës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të tyre për realizimin e investimit.

Sipas kryebashkiakut, ndërhyrja synon të përmirësojë infrastrukturën dhe imazhin e zonës turistike, duke krijuar kushte më të mira për banorët, bizneset dhe pushuesit. Kryebashkiaku ka theksuar se Velipoja mbetet në qendër të vëmendjes së Bashkisë Shkodër, me investime që do të vijojnë për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet dhe kushtet për banorët e pushuesit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRIPAROHET “LAHUTA E MALCISË” NË LEZHË
Artikulli tjetër“NUK KA ASNJË ELEMENT TË ANTIFA-S NË PROTESTË”, BERISHA: RAMA NË FRIKË TË MADHE, PO I VJEN DITA E LLOGARISË