Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha u shpreh se në protestat e këtyre ditëve nuk ka asnjë element të “Antifa-s”, ashtu siç thotë kryeministri Edi Rama.

“Ky sillet si një padrino. Ky bën çdo gjë për të krijuar një mburojë dhe për ta paraqitur protestën si një Antifa, po s’ka asnjë element, zero. A i dëgjoni studentët, fëmijë emigrantësh të rritur pa njërin prind, të bërë burra, vajza të mëdha e të rritura pa njërin prind në shtëpi. Sepse ua ka përzënë ky me politikën e tij”, u shpreh Berisha.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Ramën e ka kapur frika se po i vjen dita e llogarisë.

“Frikë e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikë, arsye dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë psikologjinë e tij, genet e tij prej gjelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshme ndaj protestuesve.

“Edi Rama nga paniku i tmerrshëm që e ka ngërthyer, frika e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikën, arsyen dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë arketipin e tij psikologjik, genet e paraardhësve të tij prej xhelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshmet ndaj protestuesve.Në mëngjes i fton për dialog. Pasi ia përmbysin karriget, del tani me fjalim tjetër me bankierët dhe mendon se fuqia monetare e bankave do mund ta kthejë kundër protestës.”-tha Berisha.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRUGA E PLAZHIT NË VELIPOJË, BECI INSPEKTON PUNIMET
Artikulli tjetërSHKODËR, GJENDET CELULAR DHE KARIKUES NË PARABURGIM