Pluhuri në verë dhe balta në dimër janë kryefjalë në këtë zonë, ku natyra duket se ka bërë gjithçka e shteti asgjë.

As frekuentimi i shumë turistëve si në verë ashtu edhe në dimër, nuk ka mjaftuar që Bashkia e Malësisë së Madhe të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë në lidhje me njërin prej segmenteve rrugorë më problematike të territorit të saj. Bëhet fjalë për rrugën e Reçit, zonës turistike që ndodhet vetëm 13 km larg nga qyteti i Koplikut, e njohur brenda dhe jashtë vendit për bukuritë natyrore dhe kultivimin e prodhimin e gështenjës. Amortizimi tërësor që ka pësur kjo rrugë, favorizuar edhe nga mungesa e invetimeve kanë bërë që banorët e kësaj zone, por edhe turistët të përballen çdo ditë me orë stresi dhe dëmtim të automjeteve të tyre teksa kalojnë në të.  Banorët e fshtarave të Reçit, të lodhur nga premtimet që vijnë e ikin në kohë zgjedhjesh, bëjnë thirrje për rregullimin e kësaj situate pasi kjo rrugë sidomos në përiudhen e dimrit bëhët gati e pakalueshme. Ky segment është i gjatë vetëm 3 km të cilat nuk janë asfaltuar prej mëse 10 vitesh. Ajo që shqetëson këta banorë është fakti se në kalendarin e prioriteteve që Autoriteti Rrugor i Veriut ka bërë publik për vititn 2016, rruga e Reçit nuk përmendet askund, çka shuan çdo shpresë që edhe por këtë vit diçka mund të rregullohet.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakTURISTI NGA ARABIA SAUDITE MAHNIT LONDRËN ME KOLEKSIONIN E MAKINAVE TË ARTA
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR, 1.6 MILIARD LEKË PËR BUXHETIN E 2016-TËS