Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, disa ditë pas protestës së banorëve të Thethit për rrugën e bllokuar ka bërë një postim sot në rrjetet sociale në lidhje me këtë çështje.

Ademi thotë se sivjet për herë të parë ky aks është hapur që në mars, pasi vitet e tjera zhbllokohej në maj.

Voltana Ademi – Faqja zyrtare: PËR HERË TË PARË RRUGA E THETHIT DO MUND TË JETË E HAPUR NGA BORA QË NË MARS. ÇDO VIT KJO RRUGË HAPEJ NË MAJ.

Kemi hapur rrugën nga bora në aksin Bogë – Theth në territorin e Malsisë së Madhe që nuk është në juridiksionin tonë.

Tani po vazhdojmë të hapim rrugën deri në Theth. Për pak ditë do bëjmë të mundur hapjen e të gjithë segmentit. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“PLUM’Ç” ME POETEN LEDIA DUSHI
Artikulli tjetërBEN BLUSHI: JO QEVERI TEKNIKE