Prej shumë vitesh banorët në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina, po vuajne mungesen e infrastuktures rrugore. Situata vështirësohet edhe më shumë gjatë stinës së dimrit. Për shkak të reshjeve të shiut rruga bëhët pothuajse e pakalueshme. Ndërkohë si shkak i pranisë së gropave dhe rrugës pa nivel dëmi i shkaktuar në makinat e tyre është i konsiderueshëm. Banorët thonë se e kanë ngritur shpesh herë këtë shqetësim, por deri më tani kanë marrë vetëm premtime të bëra gjatë fushatave elektorale ndër vite.

Një situatë e tillë vë në vështirësi edhe fëmijët e vegjel të cilët kalojnë në këtë rrugë,  pasi u duhet të shkojnë në shkollë çdo ditë duke kaluar mbi gropat e mbuluara me ujë.

Duhen vetëm pak reshje shiu që rruga të shfaqë vështirësi të mëdha në lëvizjen e banorëve. Ndërhyrja në riparimin e segmentit në fshatin Hot i Ri është e domosdoshme.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PROBLEMET E KOMUNITETIT ROM DHE EGJIPTIAN
Artikulli tjetërU TRANSFERUAN NË ADRESË TË NJË KOMPANIE, SI U ZHDUKËN 2 MILIONË EURO NGA THESARI NË KOSOVË