Rrugicat e ngushta në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës në jo pak raste kanë penguar lëvizjen e ambulancës, zjarrëfikëses apo edhe të veturave të vetë qytetarëve. E tillë është edhe një prej zonave në lagjen “Skenderbeg” pranë varrezave katolike ku lëvizja e automjeteve është shumë e vështirë.

Banorët e ardhur vit pas viti në këtë zonë kanë zgjeruar hapësirat e oborreve të shtëpive duke penguar kështu qarkullimin në rrugët e kësaj lagje me densitet të lartë të popullsisë.

Ndërohë, problem në këtë rrugë mbetet edhe amortizimi I saj në të cilën banorët e kanë të vështirë të lëvizshin kryesisht gjatë ditëve me reshje shiu.

Edhe në lagje të tjera të qytetit të Shkodrës shfaqet e njëjta problematike si në lagjen “Skenderbeg”. Rrugicat e ngushta prej kohësh vijnë si shkak I zgjerimit të ambjenteve të jashtme të banesave nga qytetarë të ndryshëm apo edhe si shkak I ndërtimeve pa leje.

Artikulli paraprakAFRO 3 MIJË PUNONJËS PA PAGA, VONESA NË PREFEKTURË
Artikulli tjetërSHTOJ, DHJETËRA FAMILJE KONSUMOJNË UJË TË NDOTUR