Iu desh fare pak kohë që të shkëlqente.

Rubin Hebaj është kthyer në një emër të rëndësishëm në futbollin e Uzbekistanit, vetëm disa muaj pasi kaloi atje. Sulmuesi shkodran ka shënuar gjithsej 14-gola mes kampionatit dhe Kupës dhe ka shërbyer tre assiste në 24-ndeshje të luajtura, duke u kthyer në pikën qëndrore të ekipit të tij, Andijon. Edhe ai vetë duket mëse i kënaqur me formën e tij që po kalon.

Hebaj foli edhe për eksperiencën e tij në Uzbekistan, teksa tha se në fillim vështirësitë ishin të mëdha.

Hebaj është futbollisti i parë shqiptar që luan në kampionatin e Uzbekistanit, teksa atje nuk i kanë munguar as surprizat e jashtëzakonshme nga tifozët e tij dhe më konkretisht nga ultrasit e Andijon, të cilët në një nga ndeshjet e kampionatit, shpalosën një banderolë gjigante për të, ku shkruhej shqip “Luftëtari Hebaj”.

Hebaj ka edhe një koment për ekipin e tij të qytetit, Vllazninë.

Rubin Hebaj është golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit të Uzbekistanit me 12-gola, teksa vetëm një gol para tij është sulmuesi serb Çeran.

Artikulli paraprakARDIT HILA BISEDIME ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, USHTROI DHUNË NDAJ NËNËS, NË PRANGA 38-VJEÇARI