Rusia ka lëshuar një urdhërarrest për fituesen e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Jamala, e cila ka rrënjë nga Krimea. Prokuroria e Moskës njoftoi se urdhërarresti është lëshuar për akuzat se ka përhapur informata “të rrëme” për përfshirjen e Forcave të Armatosura të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Jamala, emri i vërtetë i së cilës është Susana Dzhamaladinova, fitoi Festivalin Europian të Këngës në vitin 2016 me një baladë e cila përshkroi dëbimin brutal të tatarëve të Krimes nga Krimea për në Azinë Qendrore në 1944 nga diktatori sovjetik Joseph Stalin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZYRTARË TË LARTË AMERIKANË VIZITË NË SHQIPËRI, AMBASADA E SHBA: PARTNERITET I FORTË STRATEGJIK
Artikulli tjetërIZRAELI BESON SE 159 PENGJE MBAHEN AKTUALISHT NË GAZA