Shqipëria iu bashkua qëndrimit të vendeve të NATO-s dhe BE-së duke dënuar diplomatët rusë, pas akuzave të Britanisë së Madhe se Rusia qëndronte pas sulmit me agjent nervor të ish-agjetnit të dyfishtë Skripal dhe vajzës së tij.

Shqipëria vendosi largimin e dy diplomatëve rusë, atasheut ushtarak dhe Sekretarit të parë të Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë. Por vetëm pak ditë pas këtij vendimi, Kremlini duket se i është përgjigjur me të njëjtën formë Tiranës zyrtare.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni ku i ka komunikuar vendimin për largimin e dy diplomatëve shqiptarë.

Rusët kanë ndjekur të njëjtën proçedurë, madje kanë larguar të njëjtin numër diplomatësh, ashtu sikundër veproi Shqipëria.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm rus, deklaroi se Kremlini do të largonte aq diplomatë sa vendet e BE dhe NATO kishin larguar pak ditë më parë.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se diplomatët që do të largohen nga Rusia janë Arben Doçi, këshilltar pranë Ambasadës shqiptare, dhe Albert Jerasi që mban funksionin e zv.Ambasadorit.

Artikulli paraprakAKUZAT E DONALD LU: KANË SHITUR VAJZA, NDJEJ NEVERI PËR DISA POLITIKANË
Artikulli tjetërBESIMTARET KATOLIKE TE SHKODRES MARRIN PJESE NE PROCESIONIN E UDHES SE KRYQIT