Rusia është sot në zi kombëtare në nderim të 92 viktimave të cilën humbën jetën një ditë më parë nga rrëzimi i avionit ushtarak në Detin e Zi.

Operacioni i kërkimit për nxjerrjen e trupave të pajetë është në vijim. Mbi 3500 persona me anije, avionë dhe helikopterë janë angazhuar në operacionin në Sochi. “Ekipet e kërkimit, përfshirë 139 zhytës kanë punuar gjatë gjithë natës me tre turne dhe operacioni nuk është ndalur për asnjë minutë” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Gjeneral Major Igor Konashenkov në një konferencë të hënën në mëngjes. Ai tha se 11 trupa të pajetë dhe “154 fragmente” janë gjetur që nga fillimi i operacionit. Avioni ku udhëtonin ushtarë dhe 64 anëtarë të Korit të Ushtrisë së Kuqe, valltarë dhe pjestarë të orkestrës, u rrëzuan në det rrugës për në Siri. Ministri rus i Transportit, Maxim Sokolov, tha një ditë më parë se të gjitha pistat janë në tavolinë dhe po merren në konsideratë nga hetuesit. Ai nuk përjashtoi edhe pistën e terrorizmit.

Artikulli paraprakDEPUTETËT SHQIPTARË 362 UDHËTIME ME AVION BRENDA 365 DITËVE
Artikulli tjetërKANOS ME ARMË ZJARRI DY BASHKËFSHATARËT PAS KONFLIKTIT, ARRESTOHET