Çdo ditë nga Aeroporti i Rinasit, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë kryen një udhëtim ajror të paguar nga taksapaguesit shqiptarë, shkruan sot “Panorama”.

Një dokument që mban firmën e sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë, Albana Shtylla, informon Byronë e Kuvendit për fluturimet e kryera nga deputetët dhe zyrtarët e Kuvendit për periudhën janar­- nëntor të vitit 2016. “Gjatë periudhës janar– 10 nëntor nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë janë ndjekur dhe realizuar 114 praktika udhëtimesh ndërkombëtare, ku kanë kryer 362 udhëtime deputetë dhe staf nga Kuvendi i Shqipërisë, nga të cilat 14 praktike me 70 pjesëmarrës kanë qenë në vendet e rajonit dhe ka vijuar udhëtimi me makina”, shkruan sekretarja e Kuvendit Shtylla në letrën e saj drejtuar Byrosë së Kuvendit.

Artikulli paraprakSHUHET PA PRITUR YLLI BOTËROR GEORGE MICHAEL
Artikulli tjetërRUSIA SOT NË ZI KOMBËTARE