Vendet e Bashkimit Europian, të cilat po përgatiten për ndërprerje të furnizimit me gaz nga Rusia kanë miratuar një plan emergjent për të frenuar kërkesën për gaz. Edhe vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka pohuar se Rusia po “shkurton” furnizimet dhe po imponon çmime të tmerrshme kundër Europës.

Që prej ditës së mërkurë, Europa po përballet me një thellim të krizës për gaz, pasi Gazprom-i rus ka bërë me dije se do të pakësojë rrjedhat përmes tubacionit Nord Stream 1 në Gjermani në një të pestën e kapacitetit. Gazprom është justifikuar për reduktimin e furnizimit me faz të Europës duke thënë se njëra prej turbinave ka dalë jashtë funksionit.

Nga ana tjetër, Shefi i energjisë i BE-së, Kadri Simson e hodhi poshtë këtë arsye, duke e quajtur masën “të motivuar politikisht”.

Ndërkohë, Rusia shënjestroi rajonet jugore të Detit të Zi të Ukrainës, Odesa dhe Mykolaiv me sulme ajrore të martën, duke goditur ndërtesat private dhe infrastrukturën portuale me raketa të lëshuara nga avionët bombardues me rreze të gjatë, tha ushtria ukrainase. Në rajonin e Odesa-s, ndërtesat në fshatrat bregdetare u goditën dhe morën flakë, tha Komanda Operacionale e Ukrainës Jug në Facebook.

Artikulli paraprakLIGA E KOMBEVE/ SHQIPËRIA RIKTHEHET NË SHTATOR, JA SI ËSHTË SITUATA NË GRUP
Artikulli tjetërAUSTRIA MERR VENDIMIN, NGA 1 GUSHTI HEQ KARANTINËN PËR POZITIVËT ME COVID-19. MJAFTON VETËM…