Qeveria nuk i merr parasysh të drejtat e punëtorëve.Këta të fundit përballen me paga të ulëta, kërcënime apo dhunë nga ana e punëdhenësve.

Kështu është shprehur Kreu i Bashkimit të Sindikatave për Qarkun e Shkodrës Albert Tuka në ditën e 1 Majit e cila shënon Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Sipas Tukës ka ardhur momenti që duhet ngritur zëri për të drejtat e punëtorëve sa i takon rritjes së pagave, hapjes së vendeve të punës dhe të drejtave të tyre në punë.

Klasa punëtore në vend nuk ka kurrfarë të drejtash dhe mbrojtje. punëtorët në vend marrin rroga gjithnjë e më të vogla, ndërsa kanë gjithnjë e më shumë obligime.

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë.

Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA) por ky ligj të paktën në vendin tonë nuk po respektohet nga punëdhënësit

Artikulli paraprakSEZONI, POSTA NË FOKUS SHTIMIN E SPORTELEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, TAKSISTËT GREVË 2 ORËSHE