Rradhet e gjata gjatë stinës së verës në filialin e Postes Dega Shkoder kthehet në shqetsim për cdo individ që përballet më një gjë të tillë.

Për këtë situatë të përvitshme dhe të bezdishme këtë herë po merren masa duke shtuar sportele në mënyrë që të përballohet fluksi I qytetarëve. Është drejtori Paulin Ndoja I cili pohon një fakt të tillë.

Ndërkohë I pyetur dhe për vonesat e krijuara, përsa I përkët porosive të qytetarëve qoftë blerjet online apo dhe dokumente apo materiale të ndryshme , drejtori Ndoja shprehet se ngërçi qëndron që në vendet ku bëhet porosia.

Ndaj këshillon që njerëzit të paraqiten pranë postës dhe të informohen në lidhje me këtë problematikë.

Posta është dera e parë që përplaset cdo turist apo dhe qytetar dhe masat që po merren në kuadër të një shërbimi cilësor është një bonus për qytetin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakMBYLLJA E AMBULANCAVE PASDITEVE, SHQETSIM PËR SPITALIN
Artikulli tjetërSA RESPEKTOHEN TË DREJTAT E PUNËTORËVE?