Në sallën e bibliotekës “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës u organizua paraqitja e librit “Saga e Blloshmëve” i cili po bëhet në kuadrin e aktiviteteve të Kujtesës Historike të Krimeve të Komunizmit.Ky libër ka si autori Bedri Blloshmin -ish burgosur politik.Ky botim është shumë i pasur me materiale arkivore që dëshmojnë për vetë personazhet e përshkruara në të. Bedri Blloshmi është kujdesur tu qëndrojë larg komenteve subjektive  dukë lënë vetë dokumentet arkivore që të flasin

Për historianin Agron Tufa populli shqiptar ka prodhuar historinë më të përgjakshme të botës

Libri është konceptuar si një kronikë e bazuar në dokumenta historike, arkivore dhe dëshmi të shumëllojshme për historikun e kësaj Dere të Madhe Atdhetare.Në këtë takim ishin të pranishëm studiues, historianë, e ish-të përndjekur, studentë e familjarë.

 

Artikulli paraprakGOLEM, FSHATI QË NUK PATI KURRË UJË
Artikulli tjetërDËSHTON MBLEDHJA E ASAMBLESË VLLAZNIA sh.a