Ka dështuar mbledhja e Asamblesë e Vllaznisë. Kjo për arsye se të pranishëm në sallë kanë qënë vetëm  19 antarë nga 26 që duhej të ishte minimumi i tyre për fillimin e mbledhjes. Të pranishmit diskuatuan nëse duhej të niste mbledhja apo jo për shkak se bashkë me këshilltarët mungonte edhe administratori Astrit Gjyrezi, ende në detyrë dhe gjysma e bordit.

Fatlum Nurja vuri në pikëpyetje vlerësimin e aseteve të klubit Vllaznia nga kompania Albanian Audit Partners duke thënë se vlera e klubit është sa një dyqan ndërsa u tregua edhe ironik.

Kryetari i Këshillit bashkiak Xhemal Bushati sugjeroi që mbledhja të shtyhet për në datën 29 qershor në orën 18:00 duke shpresuar që të jenë të pranishëm të gjithë anëtarët jo vetëm të asamblesë por edhe administratori dhe bordi i plotë.

Ky është një dështim i turpshëm jo vetëm për asamblenë por edhe drejtuesit të cilët nuk pranuan të merrnin pjesë. Ndërsa asmbleja dështoi, Vllaznia ndodhet në ditët e saj më të vështirë dhe askush se di se çfarë do të ndodh të ardhmen.

 

Artikulli paraprak“SAGA E BLLOSHMËVE NËN TERRITORIN KOMUNIST”
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, REFIK VORFA NIS PUNËN ZYRTARISHT