Shkodrani i famshëm Nuh Sahatçia, është një prej atyre shqiptarëve që me korrektësinë dhe qytetarinë e tij bëri krenar një komb. Historia e kthimit të orës pas afro 30 vitesh një gjermani që ndodhej në kohën e luftës në Shkodër frymëzoi regjisorin Gjergj Mazi për ta bërë film këtë ngjarje. Filmi u shfaq në teatrin “Migjeni” në Shkodër, një prodhim shqiptaro-austriak.

Nipi i Nuh Sahatçisë, Besnik Sahatçia, familje që trashëgojnë ndër breza zanatin e orëndreqësit tregon se si xhaxhai i tij i ktheu orën “Erberhard” pas 30 vitesh, kapitenit gjerman Johann Arend i cili e shkroi këtë histori në një revistë të famshme botërore me titullin “Ndershmëria e shqiptarëve dhe shqiptarët”.

Nuh Sahatçia nuk e ka ditur rëndësinë e këtij gjesti ndërsa familjarët e kanë mësuar këtë histori vetëm pasi artikulli i kapitenit gjerman është përkthyer në gjuhën shqipe rastësisht nga një kushëri i orëndreqësit shkodran.

Në ditët e sotme zanati i orëndreqësit është drejt shfarosjes thotë trashëgimtari i armatës së Sahatçinjve në Shkodër sepse të rinjtë nuk kanë interes.

Në ndryshim nga ngjarja e vërtetë filmi “Sahatçia” e zhvendos këtë histori 60 vite më pas duke treguar këtë gjest i cili bën krenar çdo shqiptar.

Artikulli paraprakTONIGHT – 15.12.2023
Artikulli tjetër‘LAJME TË MIRA NË DASHURI, VEÇANËRISHT PËR BEQARËT’, PARASHIKIMI I HOROSKOPIT PËR DITËN E SOTME