Deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi jashtë parlamentit se protesta e 7 korrikut është padyshim forma e duhur e reagimit duke marrë parasysh problemet dhe gjendjen e mjerueshme të vendit.

Salianji deklaroi se i qëndron deklaratave të bëra pas 6 marsit por që gjithmonë do të jetë në të njëjtën linjë me demokratët dhe votën e tyre të lirë.

“Secili të bëjë maksimunim, përgjegjësia bie mbi ata që e kanë organizuar, ajo që ka rëndësi është qe Shqipëria ka një mijë e një arsye për të protestuar. Kjo është arsyeja e kësaj forme reagimi, sepse vendi ndodhet në gjendje te mjerueshme ekonomike.

Demokratët nuk janë as kishë as xhami, unë s’kam ndryshuar asnjë qëndrimi që kam bërë pas 6 marsit, e ritheksoj unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta, jam i privilegjuar që jam votuar në Korçë me numër masiv votash”.

Artikulli paraprakALIBEAJ: NUK MUND TË JETË SALI BERISHA PËRFAQËSIMI I ATYRE NJERËZVE QË VUAJNË
Artikulli tjetërPOLICIA RRUGORE E SHKODRËS 958 GJOBA NË NJË JAVË