Në galerinë e arteve në Shkodër është hapur ekspozita “Salloni I Vjeshtës 2017” I cili vjen me edicionin e 11 të saj që realizohet. Kjo ekspozitë vjen në kuadër aktiviteteve të “Javës së Pavarësisë” të organizuara nga Bashkia Shkodër.

Në ekspozitën “Salloni I Vjeshtës 2017” ishin 44 pjesëmarrës me rreth 50 punime të ndryshme. Në fjalimin e hapjes së kësaj ekspozite u mbajt nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila vlerësoi veçanërisht pjesëmarrjen e të rinjve.

Ndërmjet 50 punimeve të prezantuara në këtë ekspozitë u shpall edhe fituesi I cili ishte Artan Draçini Vetë fituesi I “Salloni I Vjeshtës 2017” Artan Draçini falenderoi jurinë dhe të pranishmit të cilët ishin prezent në këtë edicion të 11 të saj. “Salloni I Vjeshtës 2017” ngjalli mjaft kuriozitet për shumë artdashës të pikturës ku binin në sy larmia e moshave të ndryshme.

Artikulli paraprakISH ZYRTARËT E POLICISË, FLET XHAFAJ
Artikulli tjetërSHKODRA NË “BASHKËJETESË” ME ROMËT