Sarandë, kapet 30 kg marijuanë e 47 rrënjë kanabis

Një sasi prej 30 kg drogë e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia në Sarandë. Gjatë aksionit, janë sekuestruar edhe 47 rrënjë kanabis. Operacioni i policisë u zhvillua në fshatin Navaricë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim kultivuesin. “Pranë banesës se shtetasit Ilir Telo, 46-vjeç u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 47 bimë të dyshuara narkotike dhe në banesë ju bllokuan 30 kg 250 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Ilir Telo, 46-vjeç u shpall ne kërkim”, sqaron policia.

Artikulli paraprakEMIGRACIONI I PALIGJSHEM,FRANCA ARRESTON DY POLICE BELG
Artikulli tjetër“LUFTA ME MALIN E ZI”-LOJE FJALESH