Emigracioni i paligjshëm, Franca arreston dy policë belgë

Të martën, dy oficerë të policisë belge u arrestuan në kufirin francez pasi po kthenin aty një grup emigrantësh të paligjshëm ta kapur në tokën blege. Ata janë mbajtur për rreth katër orë në policinë kufitare franceze dhe janë marrë në pyetje për të shpjeguar veprimet e tyre. Gjithçka nisi në momentin kur një shofer kamioni që po udhëtonte nga Franca drejt Belgjikës kishte dëgjuar zhurma nga brenda automjetit të tij. Ai njoftoi policinë, e cila gjeti 13 emigrantë sirianë dhe irakianë në kamion, të cilët kishin hipur fshehurazi në automjet me shpresën për të kaluar të ashtuquajturin Eurotunel për të mbërritur në Britaninë e Madhe, por siç duket kishin hipur ne kamionin e gabuar. Që kur Belgjika ka përforcuar kontrollet kufitare me Francën shkurtin e kaluar, policia ka kthyer rregullisht të gjithë emigrantët e paligjshëm në kufi, të cilët sipas saj nuk janë të detyruar të hyjnë në Francë. Policia belge argumentoi se oficerët nuk e kishin vënë re që kishin hyrë në tokën franceze, duke kaluar kufirin me më shumë se 50 metër. Edhe ndaj oficerëve nuk u mor asnjë masë, ngjarja ka zemëruar shumë Francën, e cila mendon se Belgjika i orienton emigrantët e paligjshëm drejt saj. Kriza e emigrantëve e ka vënë francën në pozicion të vështirë edhe me britaninë e madhe dhe italinë. Kampi i klandestinëve në qytetin Calais, i njohur edhe me emrin xhungla shpesh ka cuan në tensione dy vendet, pasi të gjithë të strehuarit aty kanë destinacion britaninë. Nga ana tjetër parisi ka tensionuar marrëdheniet diiplomatike edhe me romën, pasi në juglindje, shumë emigrantë që mbërrijnë në brigjet e jugut të italisë tentojnë të kalojnë kufirin për të hyrën në tokën franceze.

Artikulli paraprakBEN BLUSHI:LIGJI I MBETJEVE I SPONSORIZUAR NGA BIZNESI
Artikulli tjetërSARANDE,KAPEN 30 KG MARIJUANE E 47 RRENJE KANABIS