Pas fitores të basketbollistëve shkodran me Tiranën trajneri i Vllaznisë Jeronimo Sarin shprehet se skuadra e tij ka luajtur keq por ka shfaqur një karakter në fushën e lojës ndaj bardhebluve që e çoi ekipin e tij tek fitorja.

“Gjithë duhet të dinë se ne sot kemi bërë një ndeshje të keqe. Taktikisht kemi bërë shumë gabime si në sulm si në mbrojtje. Ne fituam vetëm prej karakterit të lojtarëve tonë që kemi. Kërkonin me çdo kusht fitoren për t’i dhënë kënaqësi publikuT të mrekullueshëm. Kjo ndeshje duhet të na vlejë që të mësojmë shumë prej gabimeve që kemi bërë.

Definitivisht ne do të jemi shumë më kompakt ndeshjet e tjera me Tiranën që t’i bëjmë ballë shumë më mirë se sonte. Kjo është një ndeshje e një niveli shumë të lartë por ndeshjet e tjera në Shqipëri nuk i përgjigjen këtij niveli. Tirana dhe Vllaznia janë dy ekipe që mund të luajnë në liga shumë të mira të Europës”.

Trajneri i Vllaznisë thotë se ekipi i tij ka shumë punë për të arritur tek titulli kampion ndërsa thumbon me humor trajnerin e Tiranës Milatoviç.

“Sa i përket të ardhmes dua të them se ne sot kemi bërë shumë gabime si në mbrojtje edhe në sulm dhe sërish arritëm që ta fitojmë ndeshjen. Kjo do të thotë që kemi shumë punë për të bërë që të minimizojmë sa më shumë gabimet tona për t’ia arritur qëllimit për t’u shpallur kampion. Me trajnerin e Tiranës nuk folëm shumë, ai nuk është kroat. Bëj shaka. Është një djalë i mirë, folëm pak. I urova shumë fat por për vendin e dytë”.

Me doza ironie Sarin flet edhe për trajnerin e kombëtares të basketbollit të meshkujve Antonis Kostandinis i cili ishte i pranishëm në Shkodër.

“Është problemi i tij nëse ka qenë në Shkodër Kostandinis. Nuk e pata këtë kënaqësi që ta takoj por nëse ai do që të flasë me mua unë jam gjithmonë këtu dhe mund të vijë për të folur sa herë të dojë. Sa i përket publikut më ka impresionuar shumë. Në fakt unë jam i mësuar sepse edhe në Kroaci është e njëjta atmosferë. Ndoshta niveli i kampionatit kroat me atë shqiptar nuk është i njëjti por niveli i tifozërisë është njëlloj. Shkodra mesa duket qenka me fat për kroatët sepse ashtu si kombëtarja e futbollit e Kroacisë fitoi me Kosovën në Shkodër ashtu fitova edhe une me Vllazninë përballë Tiranës”.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakINVALIDËT E PUNËS AKOMA NË PRITJE TË KARTËS DIXHITALE
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA FITON NJË NDESHJE EPIKE ME TIRANËN