“I keqi i vetes” është libri më i fundit me autor Gazmend Kapllani i cili ndonëse ka një muaj që ka dalë në treg, u promovua sot në ambjentet e shkollës “Jordan Misja” të Shkodrës.

Ky promovim u zhvillua në formën e bashkëbisedimit me nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të Shkodrës Takimi pati trajtën e një dialogu letrar midis Kapllanit dhe shkrimtarit të mirënjohur Visar Zhiti për romanin “I keqi i vetes”. “

Botuesja e Librit Rita Petro foli shkurtimisht rreth veprimtarisë së shkrimtarit Kapllani dhe përmbajtjes që ai ka shkrehur në këtë botim

Me romanin më të ri, “I keqi i vetes” vjen para lexuesit shqiptar me një roman që lexohet me një frymë e që për nga temat që trajton, ndër më të dhembshmet e aktuale të historisë së Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës,

mbetet universalSubjekti i romanit të Gazmend Kapllanit lidhet me aktualitetin shqiptar. Karli dhe Frederiku janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri, një qytet imagjinar, i ngjashëm me një kolazh të qyteteve të ndryshme të Ballkanit.

I ati i tyre, një ish-komunist fanatik (që i pagëzoi ashtu djemtë e tij për nder të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit), po përcillet për në banesën e fundit. Karli kthehet nga mërgimi në vendlindje, për të marrë pjesë në zinë familjare.

Artikulli paraprakLLESHAJ: PROCEDIMET PËR STUDENTËT JANË SAJESË
Artikulli tjetërPROTESTA, STUDENTËT MBLIDHEN PARA KUVENDIT