Në ditën e 10-të të protestës, studentët kanë ndryshuar skenarin. Sot ata kanë spostuar protestën nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit, përpara Parlamentit, ku paralelisht eshte zhvilluar edhe seanca plenare.

Grumbullimi i studentëve nisi si çdo ditë nga fakultetet e tyre në orën 08:30 deri në 09:30 dhe më pas nisi marshimi drejt Parlamentit. Prej orës 10:00 studentët po protestojnë përpara Kuvendit me thirrje për plotësimin e tetë kërkesave.

kanë protestuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme përpara Kuvendit dhe Ministrisë së Arsimit. Ata i kanë adresuar qeverisë një listë me tetë kërkesa, ndërsa kanë paralajmëruar se pa realizimin e tyre nuk do të tërhiqen nga protesta.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka ofruar më shumë sesa studentët kanë kërkuar, por për realizimin e tyre ka ftuar studentët në dialog, ftesë e cila vijon të refuzohet nga ata.

Edhe sot nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se është gati që të plotësojë tetë kërkesat e studentev por më parë duhet dialog në mënyrë që të ketë përgjegjës edhe për zbatimin e tyre.

Pas thirrjes së përsëritur të Kryeministrit Edi Rama, për hapjen e dialogut nga salla e Kuvendit , ka ardhur reagimi edhe nga studentët. Studentët nuk kanë pranuar hapjen e dialogut. Studentët kanë thënë: Nuk ka dialog, nuk ka negociata, Rama të vijë këtu e të flasë me ne.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “I KEQI I VETES”
Artikulli tjetërSHKODËR 28 VITE NGA RRËZIMI I BUSTIT TË DIKTATORIT