Spitali Rajonal Shkodër dhe Kryqi I Kuq organizuan një seancë vullnetare të dhurimit të gjakut për fëmijët që vuajnë nga Talasemia, ku morën pjesë punonjës të institucioneve shëndetësore, aktivistë të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë të ndryshëm.

Drejtorja e spitalit, Xheni Halili tha se aktualisht në këtë institucion dhurojnë të paktën 300 qytetarë çdo vit.Mirsad Basha, drejtues I “Eko Mendje” dhe organizator I kësaj seance vullnetare thotë se dhurime të tilla duhet të jenë më të shpeshta për të mbuluar nevojat e e pacientëve.

Kjo seancë vullnetare e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë nuk është e para që organizohet në qytetin e Shkodrës. Në Shqipëri janë rreth 600 fëmijë talasemikë që kanë nevojë jetike për transfuzion të rruazave të kuqe një herë në 10 ditë, pasi në të kundërt jeta e tyre vihet në rrezik.

 

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET ÇIFTI HOLANDEZ, NJË SHTETASE E PLAGOSUR
Artikulli tjetërDORËSHKRIMET E PRENK JAKOVËS PRESIN NJË DHOMË MUZE