Kryqi i Kuq, dega Shkodër ka realizuar seancën e rradhës të dhurimit të gjakut për pacientët talasemikë. Pjesë të kësaj séance ishin jo vetëm studentë të infermierisë por edhe pedagogë si dhe qytetarë shkodran. Vera Gjini, koordinatore e Kryqit të Kuq thotë se qëllimi i këtij organizimi është që tu vijë në ndihmë personave të cilët vuajnë nga talasemia.

Koordinatorja Gjini thotë se seancat e dhurimit të gjakut do të vijojnë në mënyrë që të minimizohet sadopak nevoja për gjak.

Në fund të kësaj séance dhurimi gjaku vullnetar në Shkodër, koordinatorja Vera Gjini fton të gjithë ata persona të cilët kanë mundësi që të mbështesin pacientët të cilët vuajnë nga talasemia.

Artikulli paraprakRAMA VLERËSON ALI AHMETIN: IU NGJIT MALEVE TË REZISTENCËS PËR LIRI, FALË TIJ SHQIPTARËT NË MAQEDONI PO PËRJETOJNË DITËT MË TË MIRA
Artikulli tjetërINFRASTRUKTURA NË LEZHË, DEBATE NË KËSHILL